Ngjarja tragjike që la të vdekur një person dhe u arrestua një polic në Bibaj të Ferizajt ka tronditur qytetarët.
Majori Qazim Reka në një deklaratë për media ka treguar detaje të reja lidhur me rastin, duke shtuar se polici nuk ishte në detyrë në kohën kur kreu vrasjen.
Ai po ashtu ka njoftuar se polici nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar dhe shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.
“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtarë, jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile ka kryer veprën në vendin e ngjarjes këtu para këtij lokali. Vrasja është kryer me armë zyrtare. Zyrtari policor është F.R dhe viktima është S.S.