CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87

Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e asfiksimit pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi në Gjakovë.

Kështu bën të ditur policia përmes raportit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

“Është përfshi nga zjarri shtëpia prone e ankuesit mashkull kosovar.  Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasoj e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasoj e asfiksimit”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv