Ismet Hebibi është tërhequr nga kandidatura për postin e presidentit nga koalicioni PDU – Balli Kombit.
Tërheqjen e konfirmoi vetë Hebibi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Jap dorëheqje nga pozita e kandidatit për Deputet dhe President Kosove i emëruar nga koalicioni PDU-Balli Kombit”, shkruan Hebi
Kandidaturën e tij e kishte shpallur ditë më parë në një konferencë për media.
“Unë jam Trumpi i Kosovës”, kishte thënë ai së fundi në një paraqitje në media, teksa kishte shprehur përkrahjen ndaj tij.