Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar për zhdukjen e dy vajzave të mitura.
Nëna ka njoftuar se dy vajzat e mitura të saj janë larguar nga shtëpia.
“PERSON I ZHDUKUR
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 01.01.2025 – 10:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre” – shkruhet aty