Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi me dashje e kundërligjshëm ka tregtuar energji elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, përkundër që e njëjta nuk ishte e licencuar.
Prokuroria Speciale në aktakuzën e ngritur ndaj tij ka sqaruar se kompaninë “HSE” e kishte shpërblyer me kontratë dhe ka punuar për interesat e tyre, kështu duke shfrytëzuar pozitën e tij e lënë pas dore interesat e KEK-ut.
Kompanianë “Holding Slovenske Elektrane” e drejton Tomaž Štokelj, mik i ngushtë i kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, i cili kishte qenë edhe dëshmitar në martesën e kryeministrit, ka hulumtuar Paparaci.
“HSE”, të cilën qeveria sllovene e kishte rënditur si një investim strategjik, prodhon më shumë se 60 për qind të energjisë elektrike në Slloveni.
Lidhjet mes tyre janë aq të fuqishme sa që në vitin 2020 kryeministri kishte ndarë 800 milionë euro garanci për mikun e tij, në një kohë kur po falimentonte kompania, ndërkaq “besë” nuk i kanë bankat atje.
Sipas raportimeve të mediave sllovene, “HSE” kishte marrë kredi nga bankat vetëm 185 milionë euro, pra shumë pak në krahasim me shumën e ofruar nga shteti, konkretisht miku i tij.
Skandali Golob-Berishaj
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob dyshohet për përfshirje në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni. Në të akuzohet për përfshirje edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas raportimeve, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.
Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar, tregon se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.
Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.
Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh.
Në 2004, kryeministri Golob bashkëthemeloi një kompani tregtare të energjisë GEN-i, e cila thuhet se kontrollohet nga shteti, dhe ku ai qëndroi kryetar deri në vitin 2021.
Martin Berishaj njihet si mik shumë i afërt i kryeministrit Kurti.
Ai ka qenë ndër të parët që kishte shkuar për të festuar në selinë e LVV-së, pas fitores në zgjedhjet e vitit të kaluar. Një raport i tillë i ishte shpërblyer pa humbur kohë, duke e emëruar ambasador të Kosovës në Kroaci.