Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tash analist Visar Ymeri, është deklaruar sa i përket kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në “Paradoks” Ymeri shpalosi më shumë rreth vlerësimit të tij ndaj Hamzës.

Siç u shpreh ai, “Hamza nuk është përfolur për korrupsion dhe njerëzit si ai janë vështirë të gjenden”.

“Nuk ka qenë qëllimi jem, çka kam thënë për Bedri Hamzën janë fakte. Kurgjo të re nuk po them, kurgjo nuk po ia ngjes, kurgjo nuk po e zbukuroj. Për Bedri Hamzën askënd nuk e kam ni, a ka ndonjë përfolje për aferë korruptive, jo. Ky është fakt.

Bedri Hamza ka përvojë politike. Ai ka qenë në qeverisje. Në Kosovë mendoj, njerëzit më të rrallë janë ata që kanë qenë në pushtet e nuk janë korruptu. Ky është njeri i vështirë me gjet. Njerëz që nuk kanë qenë në pushtet ke, njerëz që kanë qenë e nuk flitet mirë për ta ke, njerëz që është mendu që nuk janë të korruptum shumë ke”, tha Ymeri