Sot janë bërë 22 vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kusheririt, Hasan Zemjan. Në këtë ditë përkjtimin, Xhavit Ukaj, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka thënë se Kolonel Zemaj ishte një simbol i guximit dhe atdhedashurisë, e po ashtu edhe një strateg dhe udhëheqës i rëndësishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rexhaj gjatë qëndrimit në Strellc të Decanit, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e trefisht.
“Vrasja e tyre tragjike më 4 janar 2003 mbetet një kujtesë e betejës së vazhdueshme për drejtësi. Sakrifica e tyre do të jetë gjithmonë frymëzim për brezat që ndërtojnë Kosovën e lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Rexhaj.