Një person është vrarë në një dasëm në Ferizaj.
Kështu kanë bërë me dije burimet e Gazetës Insajderi (vrasja nuk është aksidentale).
Lajmin e ka konfirmuar majori Qazim Reka nga drejtoria e Policisë Ferizaj.
“Është vrarë një person në oborrin e një salle dasmash në Ferizaj, përkatësisht në Bibaj”, e ka konfirmuar Reka