Një vrasje ka ndodhur sot në Gjilan.
Policia njofton se informatën e ka marrë rreth orës 13:52 dhe se trupi i viktimës, i moshës 37-vjeçare është hasur i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit”.
Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, bëri të ditur se në koordinim me Prokurorin e Shtetit, njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.