Arianit Koci, avokat, i ftuar në FRONTAL në T7, ka folur për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik, duke thënë se deri më tani sipas prokurorisë, vrasja nuk ka prova që lidhet me terrorizëm, shkruan Gazeta Express.

Koci ka thënë se vrasja është e rëndë, e përgatitur me paramendim dhe me dashje nga një grup që janë praktikues të fesë.

Avokati ka deklaruar edhe se deri më tani, sipas prokurorisë është vrasje e rëndë porse nuk ka elemente të terrorizmit.

‘‘Filluan në opinion publik të paraqiten spekulime që kjo ka të bëjë me veprën penale të terrorizimit dhe ka prapavijë të fesë. Sipas prokurorisë deri në këtë fazë ende nuk është gjete asnjë provë që lidhet me terrorizëm apo me ndonjë veprim të islamit politik terrorist. Nuk është mirë të spekulohet në këtë fazë sepse shqetësohet edhe opinioni publik. Kjo është vrasje e rëndë e përgatitu me paramendim me dashje, nga një grup që janë praktikues të fesë por jo domosdoshmërish kjo vrasje ka ndodh për shkak të motiveve fetare. Sipas prokurorisë është vrasje e rëndë, por nuk ka elemente te terrorizmit’’, ka thënë ai.