Mbërmë në Vushtrri ka mbetur i vdekur A.Z, 19 vjeçar pas të shtënave me armë, ndërsa për veprën është arrestuar edhe i dyshuari, B.D i moshës 19-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni, tha se i dyshuari është intervistuar.

“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

“Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, shtoi Preteni.

Preteni ndër të tjera tha se brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.