Në çdo ngjarje historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Hashim Thaçi është aty, jo si një spektator rasti, por si udhëheqës i këtyre proceseve historike dhe të rralla në historinë e një kombi.
Kudo që ai shkon mbi supe mban peshën e madhe historike, kombëtare dhe politike të një populli të vogël, por që nuk rreshti kurrë të kërkojë të drejtën e tij për liri dhe pavarësi.
Këtë peshë, ai dhe shokët e tij që drejtuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën analisti britanik me renome ndërkombëtare do ta quante si “Lëvizja më e suksesshme guerile në historinë moderne”, po e mbajnë edhe tani në një proces gjyqësor të devijuar në një proces politik që rrezikon të rishkruajë historinë e Kosovës.
Vetëm dy vizita të njëpasnjëshme në Kosovë, më 13 mars 2025 dhe 21 mars 2025, u shndërruan në vizitat më të komentuara nga të gjithë.
Vetëm përshëndetjet me dorë dhe me gishtin lartë të fitores, simbolika të njohura dhe të veçanta të ish – presidentit Thaçi, ngjallën emocione te qytetarët e shumtë që mblidheshin sapo dëgjonin për ardhjen e tij në Kosovë.

Nën masa strikte sigurie dhe të sjelljes, Thaçi, si respektues i madh i rregullave, nuk foli asnjë fjalë, por vetëm prezenca e tij ishte e mjaftueshme për të shfaqur fuqinë e një historie të lavdishme që nën mbështjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe botës perëndimore, ndryshoi përgjithmonë fatin e shqiptarëve.
Edhe mediat amerikane me ndikim global, Washington Post dhe Associated Press, treguan se Hashim Thaçi është në Kosovë.
13 MARS 2025
Fillimisht, pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale i aprovoi kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë pasi babai i tij ishte në gjendje të rëduar shëndetësore.
Në 3 refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë dhe më 14 shkurt, Thaçi bëri kërkesën e katërt për të vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.