Ankesën që Vetëvendosje e ka dorëzuar në PZAP dhe ku kërkon rivotim të Votimit me Postë, e ka nisur me gënjeshtër.
“Me 5 mars 2025 në ditën e përmbylljes së procesit të numërimit…”, është gënjeshtra e Vetëvendosjes me të cilën mundohet ta zënë afatin e fundit ligjor të ankesës, afatin 48 orësh, të premten e 7 marsit.
Por, sic mund të argumentohet edhe përmes platformes online të KQZ-së më 5 mars 2025 nuk ka pasur kurrfare përmbyllje të procesit të numërimit të votave me postë. Ky numërim është përfunduar me 4 mars 2025.
Ndryshimi i fundit që ka të bëjë me Votimin me Postë, sipas faqes së KQZ-së, ka ndodhur me 04 mars 2025, ora 16:09.
Pra, Vetevendosje për ta zënë afatin ligjor të ankesës do të duhej që ta paraqiste ankesën më së largu më 6 mars.

Ngjalli shumë reagime, pasi u publikua kjo ankesë etyre.
Doarsa Kica-Xhelili e LDK-së, e cila ishte njëra nga deputetet më të votuara nga radhët e partisë që përfaqëson, por edhe etiketuar në ankesën e Vetëvendosjes, u ka thënë këtyre të fundit se, nëse duan betejë, atë do ta kenë.
“Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë!” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Tuje ajo e ka quajtur mendësi kriminale një gjë të tillë. “Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal.” – ka shkruar ndër të tjera, Kica-Xhelili.
Eugen Cakolli nga IKD ka komentuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila po kërkon anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi.
Sipas tij kjo çasje “all-in” e dëmton procesin. Duhet të ketë hetim të thelluar i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim, ka thënë ai.
“Në vend të një qasje “all-in” që rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor, një hetim i thelluar dhe i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më e qëndrueshme.” – ka shkruar Cakolli.
Ndërkohë Shënoll Muharremi, statisticient ka theksuar se ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP për të anuluar të gjitha votat me postë, si dhe shkuarjen në rivotim, nuk është një strategji e duhur për vet VV-në. Sipas tij, subjekti i Kurtit me këtë gjë, veç rezikon humbjen e një mandati.