Vetëm 38 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e amandamentit pesë të deputetit Visar Korenica, i cili propozon që në projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor vetëm çiftet bashkëshortore të kenë të drejtë të vendosin të kenë fëmijë dhe jo individi ose gruaja e pamartuar.
Kjo nuk ka kaluar as në komisionin për të drejtat e njeriut, shkruan Insajderi.
Gjegjësisht, pjesë në votim s’ka marrë as një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar të partisë së cilës deputeti Korenica i takon.
Ky projektligj ka përplasur disa deputetë të VV’së, i cili kundërshtohet nga Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.
“Vetëm 38 deputetë po votojnë, kështu që nuk po e përsëris fare se po duket qysh në fillim një disponim i pamjaftueshëm për me kalu këtë projektligj”, ka thënë kryekuvendari Glauk Konjufca në seancë plenare