Ramadani, vëllai i Rexhep Selimit, ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë në Hagë.

Në një postim në Facebook, ai është shprehur se mundësinë për ta takuar ish-komandantin e UÇK-së e pati ai dhe djali i tij, Arlindi, po jo djali tjetër Genti.

“Ishim për vizitë në Hagë , por mundësin për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë.  Na erdhi keq për Gentin që nuk ju lejua vizita për axhën e vet  Rexhën, por megjithatë edhe pse nuk kishte mundësi me e pa fizikisht atë”.

“Ai e ndjeu një përjetim të jashtëzakonshëm shpirtëror, sepse largësia fizike në mes tyre ishte vetëm disa metra nga njëri-tjetri që ndanin ato mure famëkeqe të kësaj ndërtese. Uroj të jetë kjo vizita e fundit në këtë vend më Rexhën dhe të lirohen çlirimtarët nga kjo gjykatë e padrejtë”, ka thënë Selimi.