Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste të vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur të premten në Prizren.

Rasti i parë ka ndodhur në Zhur të Prizrenit, ku është raportuar se viktima femër është gjetura pa shenja jete.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku viktima femër e cila ishte duke u trajtuar në spital, ka vdekur.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.