Një person ka vdekur të premten në QKUK.
Ai ishte duke u trajtuar që nga 23 nëntori i këtij viti, pas lëndimeve që kishte marrë nga shpërthimi i një bombole me gaz.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.