Ka ndërruar jetë personi i cili u lëndua sot gjatë ditës, derisa ishte duke bërë disa manovrimeve me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Ejup Govori nga Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës.
“Ka pasur lëndime vdekjeprurëse. Ka ndërruar jetë para disa minutash, mosha është rreth 50 vjeç”, tha ai.