Ka vdekur personi i cili mbeti i ngujuar në makinën që u përfshi nga flakët në aksidentin me kombibusin në Preqevë të Klinës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personi i cili kishte mbetur i bllokuar në makinë e cila ishte përfshirë nga flakët bashkë me kombibusin ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, tha Gashi për Klankosova.tv.

Gashi më herët për Klankosova.tv bëri të ditur se kishte ndodhur një aksident në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi.

“Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda”, tha Gashi për Klankosova.tv.