Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, mbrojtësi i viktimave ka njoftuar se ka vdekur një viktimë pjesëmarrëse në këtë proces.

Sipas njoftimit të 14 prillit 2025, viktima e ka kodin 217/06 dhe ishte pranuar që të marrë pjesë në procedura më 21 prill 2021, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në njoftim thuhet se viktima ishte pranuar që të jetë pjesëmarrëse në proces si rezultat i vuajtjes së dëmit mendor si viktimë indirekte e burgosjes, arrestimit, ndalimit arbitrar dhe keqtrajtimit.

“V217/06 kishte gjithashtu statusin e dëshmitarit në këtë çështje”, thuhet në njoftimin e mbrojtësit të viktimave.

Sipas njoftimit, mbrojtja e viktimave është njoftuar nga një i afërm i viktimës ka njoftuar se ai ka ndërruar jetë dhe se aktualisht s’ka ndonjë të afërm që dëshiron të vazhdojë në këtë rast.