E bija e Bedri Hamzës, kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Doruntina Hamza, në një adresim në Konventën e PDK-së ku u shpalua programi dhe oferta zgjedhore e kësaj partie, u shpreh se babai i saj edhe derën e zyrës së kryeministër do ta hap “me dinjitet e integritet”.
“Gjithmonë, çdo derë të zyreve që e ka hapur dhe mbyllur – babi e ka hapur dhe mbyllur me nder, me integritet e dinjitet. Si familje e tij jemi të bindur që njëjtë do ta hap edhe derën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, tha ajo.
“Kur më kërkuan të flas në këtë konventë, mes mijëra kujtimeve e momenteve me babin, mu kujtu dita ime e parë e punës dhe këshilla e tij: ‘Nuk duhet me e mendu derën e zyrës veç kur ki me hy. Duhet me e mendu edhe kur ki me dalë dhe me e mbyll atë derë, me e ditë çka po lenë pas’”, tha mes tjerash ajo.