Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj, ka vizituar sot Dragashin.

Ukaj tha se kanë patur një pritje të jashtëzakonshme nga qytetarët e kësaj zone.

Ai i ka falenderuar për mikpritjen dhe mbështetjen.

“Jam pa fjalë për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj të madhe, që për mua dhe për LDK-në janë një motivim i pashoq për të vazhduar me përkushtim dhe besim në rrugën tonë.Faleminderit nga zemra për këtë energji dhe përkrahje të jashtëzakonshme! Bashkë, drejt një të ardhmeje më të mirë!” shkruan Ukaj