Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar marrëveshjen me të cilën pajtohen për t’i përfunduar të gjitha procedurat në këtë çështje penale.
Këtë e ka bërë të ditur avokati Ardian Megjani, i cili ka mbrojtur deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.
“Pas seancave dhe negociatave në procedurën gjyqësore dhe të ndërmjetësimit, është përfunduar me sukses procedura e çështjes penale, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, të datës 13.07.2023. Marrëveshja e nënshkruar në mes të palëve është dorëzuar tek gjykata, dhe, e njëjta ka fuqinë përmbaruese, duke proceduar tutje me aprovim, hudhje të aktakuzës, dhe pushim të procedurës penale”, ka thënë ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Ajo ka përgëzuar të gjitha palët e përfshiera në këtë procedurë, përfshirë gjykatën dhe prokurorinë për qasjen konstruktive.
Me 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës ndodhi një përleshje fizike kur të përfshirë ishin deputetët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa dhe zëvedëskryeministri Besnik Bislimi, ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu.