Policia e Kosovës e ka shpallur person në kërkim Faton Hajrizin, i cili është arratisur të shtunën (06.07.2024) nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.
Organet e rendit kanë kërkuar nga qytetarët që për çdo informatë që ndërlidhet me Hajrizin apo vendndodhjen e tij, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të arratisurit të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton Telegrafi.
Më tej thuhet se “personi i shpallur në kërkim Faton Hajrizi, sot me datën 06.07.2024, është raportuar se është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tije, të lajmëroj Policinë e Kosovës. Informatat për personin në kërkim, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192, – +383 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu. 044/355 108, E-mail adresa: [email protected].