Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën në mesnatë publikoi një fotografi nga tubimi i tij me të rinj në një diskotekë në Prishtinë.
Kurti shkroi vetëm një fjali si mbishkrim të fotografisë, por edhe në të u detyrua që të bënte një ndryshim.
Bëhet fjalë për gabimin drejtshkrimor te mbiemri “e sigurt”.
Në fotografinë e publikuar në orën 23 e 57 minuta, kryeministri fillimisht shkroi: “Tubimi i fundit për sonte, me mijëra të reja e të rinj, fitorja është e sigurtë!”
Sidoqoftë, Kurti u detyrua që ta përmirësonte gabimin drejtshkrimor dhe këtë gjë e bëri vetëm pas 49 minutave, më saktësisht në orën 00:46.
Mësa duket, kryeministri për këtë veprim është mbështetur te thënia e njohur, “Më mirë vonë se kurrë”.