Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, është varrosur në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt.
Ai ka vdekur më 17 mars 2025 pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i madh i njerëzve, derisa ka munguar vetëm ish-presidenti, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.
Dhomat e Specialiuzara ia kishin mundësuar një vizitë para pak ditësh tek babai i tij i sëmurë, megjithatë jo edhe për sot kur Haxhi Thaçi është varrosur./Express/
