Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell ka rishpërndarë postimin e kryeministrit Rama, ku shprehu indinjatë ndaj Gjykatës Speciale pasi nuk i lejuan ish-presidentin Thaçit të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Pa shtuar asgjë, Grenell i bëri repost postimit të Ramës, ku shkroi se Specialja është një “gjykatë turpi”, njofton Klankosova.tv

Rama në platformën X, shkroi se vendimi i gjykatës është i turpshëm dhe i ulët, duke shtuar se kjo gjykatë e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në shaka.

“Një veprim i ulët nga një gjykatë e turpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, shkroi Rama në X.