Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Prishtinë.

Në raportin e policisë në të trija rastet bëhet e ditur se gratë kanë qenë viktima të burrave të cilët i kanëe sulmuar ato.

Policia:

Prishtinë / 23.10.2024 – 18:30. Është raportuar se i dyshuari kosovar i shkakton dhunë psikike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 23.10.2024 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar. I njëjti pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 23.10.2024 – 07:57. Është raportuar se ankuesja kosovare është kanosur nga i dyshuari kosovar. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.