Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës.
Një person ka vdekur derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.