Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit të linjës Prishtinë – Pejë dhe një veture.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pavlan.

“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëjtit janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë.