Tre persona vdiqën si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi mbrëmë rreth mesnatës në rrugën Gjilan – Prishtinës.
Viktimat bashkë me veturën që po udhëtonin ranë në Liqenin e Badocit.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka rënë vetura.
Në aksion përveç ekipeve emergjente dhe policisë, morën pjesë edhe zjarrfikësit dhe FSK-ja/ Klankosova.tv