Tre persona janë ndaluar për 48 orë, si të dyshuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe “‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo u bë e ditur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes një njoftimi.

Në njoftimin e PTh-së u dhanë edhe detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar dje.

“Janë sekuestruar substanca narkotike me peshë të përgjithshme katër Kg e 945.27 gram, tre telefona, dy vetura, dy pistoleta, 64 fishekë, si dhe para të gatshme rreth 4 mijë euro”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve.

Hetimet vazhdojnë, në koordinim dhe bashkëpunim me Njësitet përkatëse po ndërmarrin masa hetimore për zbardhjen e rastit në tërësi.