Share:

ShareTweet

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur sonte në mbrëmje në Fushë Kosovë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.