Tre persona janë shoqëruar në Stacion e Policisë së Ferizajt, pёr verifikim pasi që të njëjtit nuk posedonin dokumente pёr t`u legjitimuar kur iu kërkua nga zyrtarët policorë.

Të tre personat ishin duke qëndruar në hapësirat e jashtme të Gjykatës në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar pёr KALLXO.com edhe zëdhënësi i Policisë Kanun Veseli.

“Po janë shoqëruar në polici për tu verifikuar. Nga ta fillimisht është kërkuar që të identifikohen por nuk kanë pasur dokumente me vete. Pasi të verifikohen do të vendoset pastaj”- tha Veseli për Kallxo.com.

Në anën tjetër ekipi i KALLXO.com po qëndron në hapësirat e jashtme të Gjykatës së Ferizajt pasi që seanca e paraparë që të mbahet sot për çështjen e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika.

Seanca për gjashtë të arrestuarit nen dyshime për organizimin e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika mbahet e mbyllur.