Qeveria aktuale është përballur me akuza të shumta të aplikimit të kontratave njëburimore.

Për disa nga to edhe ka pasur raportime se Prokuroria Speciale po i heton.

Një i tillë është edhe një tender që ia ka dhënë Telekomi i Kosovës nën menaxhmentin e Burbuqe Hanës, për mirëmbajtje e Platformës së Billingut Postpaid-Symphony ka dhënë tender njëburimor kompanisë “Integratouch LL.C” me vlerë 100 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Bazuar në të dhënat e publikuara në platformën online E-prokurimit ky shërbim është hapur pa publikim të kontratës me negocim.