Komisioni Federal i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara ka hetuar shkeljet e mundshme nga TikToku dhe kompania mëmë ByteDance, duke ia referuar çështjen Departamentit të Drejtësisë.
“Hetimi ka bërë të ditura disa arsye për të besuar se të pandehurit e përmendur po shkelin ose janë gati të shkelin ligjin dhe se një procedurë është në interesin publik”, ka thënë komisioni në një deklaratë të lëshuar.
Reuters në vitin 2020 raportoi për herë të parë se Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po shqyrtonte pretendimet se aplikacioni nuk arriti të përmbushte një marrëveshje të vitit 2019 që synonte mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.
TikToku ka thënë se nuk pajtohet me pretendimet.