Një çantë me dokumente personale është vjedhur dje nga një veturë me qira në fshatin Llapqevë të Malishevës.

Viktimat, një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë, ishin në vizitë te Ujëvara e Mirushës kur persona të panjohur u thyen veturën dhe vodhën çantën.

”Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikë Latine) kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë te Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe prej aty u është vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumentet personale. Rasti në hetime”.