Një nxënës i shkollës “Fan S Noli” në Podujevë, është therur me thikë të mërkurën.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 10:10 shkaku i një mosmarrëveshje.
“Raportohet se në shkollën “Fan S Noli” pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.
Viktima është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga mjeti i mprehtë.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.