Kompania “BENI DONA” që deri dje ka pasur kontratë për furnizim me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i ka dërguar një letër Ministrisë së Mbrojtjes, përmes së cilës është zotuar që të mbështes stafin e FSK’së për përgatitjen e ushqimit, pavarësisht skadimit të kontratës e deri në gjetjen e një zgjidhje.
Nga kjo kompani kanë ofruar të gjtha pajisjet që kanë në kazerma dhe ofrimin e shërbimeve të përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit për ushtarët deri të gjendet një zgjidhje.
“Duke marrë për bazë situatën e krijuar ku nuk ka asnjë udhëzim se si të procedohet më tej pas datës 30 shtator 2024, duke marrë për bazë se personeli ushtarak i Kosovës duhet të ketë ushqim të përgatitur dhe ti shërbehet në kohë sipas standardeve ushtarake, duke marrë për bazë që ushtria është elementi më i rëndësishëm i vendit., dhe në cilësinë e udhëheqësit të kompanisë që ka operuar deri më sot.
Zotohem që jam i gatshëm të vazhdojë të mëbshtesë me gjithë stafin professional që kam në dispozicion dhe të gjitha pajisjet që kam aktualisht në kazerma dhe të ofrojë shërbimet e përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit për ushtarët e Kosovës deri në një kohë kur ju jeni të gatshëm të vazhdoni të kryeni këto shërbime me stafin, pajisjet dhe artikujt ushqimor të organizuara nga ju. Ky zotim ka vetëm një qëllim të vetëm, që shërbimet e përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit të vazhdojnë edhe në këto rrethana jo të lehta për vendin tonë”, thuhet në dokument.
Për këtë letër, nga kjo kompani thonë se nuk kanë marrë përgjigje, por pavarësisht kësaj thonë se kanë vazhduar me masa.
Në disa kuzhina thonë se është lejuar hyrja e stafit të tyre, e në disa jo.
“Sot kemi pranuar disa infromacione se në disa kuzhina është lejuar hyrja e punëtorëve tanë ndërsa në disa të tjera nuk është lejuar hyrja për arsyet të cilat ne nuk i dimë. Po ashtu edhe mallin tonë (artikujt ushqimor), pasijet e punës si dhe inventarin tonë, e kemi lënë në dispozicion të tyre edhe për disa ditë si ata te vendosin , si dhe stafin i cili do te jete vetem ne cilësi te mbështetjes këshillimit dhe pergaditjes se ushqimit.
“Për fund ju njoftomë se ne sot se date 01.10.2024 kemi bere mbeshtetje e të gjitha kuzhinave të FSK në tërë teritorin e Repubikës se Kosovës me stafin tonë siç kemi bërë edhe herave tjera kur ka qenë e nevojshme apo na është kërkuar një gjë e tillë, dhe ate e kemi bërë pa kurrfarë kompenzimi material”, thuhet në letrën e kompanisë.
Ndryshe, shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së, marr parasysh problemin me tenderin për furnizim.
Improvizimi është bërë duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazermat për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci javën e kaluar pranoi në një intervistë për Dukagjinin se ka pas probleme me tenderin për furnizim me ushqim në FSK.
Ai tha se ka pasur vendime e edhe anulime të tyre, duke aluduar në vendimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla që ky tender të shpallet sekret shtetëror.
Maqedonci tha se tenderin për ushqimin e ka fituar një kompani por nuk është nënshkruar dhe se tenderi është në auditim të brendshëm të Ministrisë.