Zyra e Presidencës ka dhënë një tender në vlerë të 700 eurove për furnizim me ombrella. Me këto para do të blihen, 15 ombrella të ndryshme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka blerë disa ombrella të shiut me parë të shtetit.

Blerja e tyre është bërë përmes një tenderi të shpallur ditë më parë, shkruan Demokracia.com.

Vlera e shpenzuar për këto ombrella nuk është shumë e madhe, por është e çuditshme pse janë blerë këto ombrella me para publike.

Po ashtu, ky tender është proceduar me vetëm një kompani në garë, e cila është shpallur edhe fituese si e vetme.

“Furnizim me ombrella për nevojat e ZPRK-së. Data e nënshkrimit te kontratës: 19.12.2024. Numri i tenderëve te pranuar: 1 Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: RIALKO – R. Vlera e përgjithshme e kontratës 705.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se ombrellat duhet të jenë të zeza dhe me kualitet të lartë.

“Ombrella kualitative me dim. 120 cm ngjyrë e zezë, me dorëza plastike dhe hapje automatike, 15 copë”. /Demokracia.com/