Java e ardhshme paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike.
Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.
Të martën poashtu mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.