Një javë pasi ka zënë këpucët e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti ka deklaruar për media se javën e ardhshme do t’u ekzekutohen pagat minatorëve.

Megjithatë, optimist sikurse Ahmeti, nuk po shprehen minatorët, të cilët tash e gati tre muaj nuk kanë marrë paga.

Marketing

Këtë premtim ata e quajnë të kotë.

“Çfarë premtimi po këto janë premtime të kota, janë pollavra të tyre po s’a sen prej tyre. Po na do të detyrohemi që nëse nuk ekzekutohen pagat të hënën ose të martën, ne do detyrohemi të vijmë të marshojmë tek parlamenti për t’u stacionuar deri të arrijmë qëllimin tonë, të ekzekutohen pagat”, ka thënë Miftar Mehmeti, Minator në Trepçë.

E njësoj shprehen edhe minatorë të tjerë, të cilët ritheksojnë se ekzekutimi i një page nuk është zgjidhja.

“Nuk jam optimist por po mbajmë shpresa, s’bën me i humb. Po mbajmë shpresë se dalin e ja nisim punës se kështu nuk shkon, me bo zgjidhje se kështu nuk rrihet. Zgjidhja është me na i vendos dy paga me ia nis punës dhe mos ia imponu minatorëve t’a lënë punën. Neve na kanë dhënë premtime e na kanë rrejt boll, por nuk e di pse premtojnë kur nuk kanë mundësi”, ka thënë Gani Osmani, Minator.

Interesimit të Dukagjinit lidhur me çështjen nuk i është përgjigjur Faton Ahmeti dhe as përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve.

Përgjigje, televizionit nuk i ka kthyer as ekzekutivi.

Marrë parasysh kushtet ekonomike, njohës të kësaj fushe thonë se menaxhmenti po luan me ndjenjat e minatorëve.

“Është koha kur të jenë më korrekt me minatorët, sfidat janë të shumta. Nuk jetohet nga premtimi duhet të ketë konkretizim të minatorëve me qëllim që të iu kthehet motivimi minatorëve. Mungesa e tre muajve pagë tregon rënie të inflacionit dhe me ndejtë tre muaj pa paga, tregon se shumica e minatorëve janë të mbytur në borxhe dhe pjesa dërrmuese e të hyrave do jetë kthim i borxheve”, ka thënë Safet Gërxhaliu, Ekonomist.

Deri në ekzekutimin e pagave, minatorët e “Stan Tërgut” janë në grevַë dhe në Trepçë, me qëllim të mirëmbajtjes së minierave, aty po punojnë vetëm elektricistët dhe pompistët