Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.

Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit shtatorin e vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.