Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

Sveçla tha se pas bisedimeve dhe koordinimit të nevojshëm me KFOR-in që është prezent në Urën e Ibrit dhe bisedave në Bruksel, shumë shpejt do të ketë situatë tjetër mbi urë.

“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Jam I bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit të nevojshëm me KFOR-in që është prezent aty dhe bisedave në Bruksel, shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”.

“Këto veprime po kritikohen nga Serbia kurse ka brengosje nga faktori ndërkombëtar në lidhje me shpejtësinë e ndërmarrjes së ndryshimeve të nevojshme në sundim të rendit dhe ligjit. Po bashkëpunojmë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, EULEX-in e KFOR-in, në mënyrë që qëllimet tona të drejta të realizohen dhe brengat e tyre të jenë parasysh”, tha Sveçla për DË, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se veprimet për sundim të rendit dhe ligjit në veri të vendit po kritikohen nga Serbia, e që sipas tij, nuk mund të pritet nga një Serbi e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit që të sundojë ligji.