Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri po del të jetë politik.
Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj, të cilët janë ndaluar nga Policia e Kosovës për sulmin ndaj Muhaxherit, janë militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo dëshmohet në bazë të postimeve të tyre në rrjetin social Facebook, ku kanë shpërndarë postime të ndryshme përkrahëse ndaj liderit të tyre Albin Kurri, e partiakëve të tjerë.
I pari që shkroi për këtë sulm është këshilltari politik i ministrit Liburn Aliu, Berat Ganiqi, i cili postoi edhe videon për herë të parë. E pastaj ndryshoi tekstet me fjalët ‘Me sabah paska kërcit dajaku. Tybe keq’. Ku disa orë më vonë ‘zbuti’ reagimin duke thënë se ‘Dhuna nuk zgjidh probleme’.