Objekti i Postës së Kosovës në Komunën e Zveçanit është sulmuar me granatë dore të martën pas mesnatës.

Burime të Tëvë1 kanë bërë të ditur se nga sulmi janë shkaktuar dëme materiale.

Për këtë rast mediumi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për detaje shtesë.