Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në mëngjes është sulmuar fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, raporton Zeri.info.

Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore dhe dy persona janë arrestuar, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Droiton Rugova.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës, i cili ka pësuar lendime trupore, me urdhër të Prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar”, konfirmoi Rugova. /Zëri