Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin, për sulmin ndaj mediave.
Çitaku shprehet se kjo qasje e kryeministrit është ‘jo etike, jo patriotike, e papërgjegjshme dhe neveritëse’, përcjell Klankosova.tv.
‘Polarizimi, popullizmi dhe armiqësimi janë mjetet e vetme të punës që e njeh kjo kastë qeverisëse’, shton tutje Çitaku.
“Në vend që të angazhohet për t’i sjellë Kosovës ndonjë njohje apo investim, Kryeministri paska shkuar në New York për të marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, dhe aty paska zgjedhur që të sulmojë mediat dhe “regjimin e vjetër”. Në mungesë të sukseseve në qeverisje, gjuha e Kryeministrit është reduktuar në akuza, sharje e shpifje për këdo që nuk mendon si ai”, shkroi ajo në Facebook.