Kampioni i Europës tashmë ka një emër të ri.

Spanja e ka fituar këtë titull, duke triumfuar 2-1 ndaj Anglisë, në finalen e madhe që u luajt sonte në Berlin.

Së pari në epërsi doli pikërisht Spanja me anë të Nico Willimas, për t’iu kundërpërgjigjur Cole Palmer për 1-1.

Golin e fitores për Spanjën e shënoi Mikel Oyarzabal.