Sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës varrosen tre anëtaret e familjes Gashi nga Peja, të cilët humbën jetën të dielën mbrëma, teksa po ktheheshin nga Mitrovica në Pejë.

Viktimat e këtij aksidenti janë Zarife, Agim dhe Gyltene Gashi (nëna, djali dhe reja). Ata kishin udhëtuar atje për të ngrënë edhe drekën e fundit me familjen e Gyltenes.

Agimi ishte një gastronom i njohur në Pejë, ndërsa bashkëshortja e tij Gyltenja dha kontributin e saj si edukatore në çerdhen “Pëllumbat e Paqes” për 21 vjet.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës, sipas të cilit dyshohet se shkaktar i këtij aksidenti ishte vetura e Policisë së Kosovës, me ç’rast vozitësi i saj u arrestua për tu’ dërguar në mbajtje për 48 orë.